Skip to main content
Available Languages:

Në fillim të këtij viti, unë morra pjesë në një rishqyrtim të planit financiar afatgjatë të distriktit të shkollës sonë dhe pyeta nëse do të duhej të parashikonim që fëmijët brenda dhjetë viteve të mos uleshin më në klasa. Le të themi, pyetja nuk u prit mirë.

Pak e dinim se kjo do të ndodhte në më pak se tre muaj. Dhe, megjithëse shumë prej organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit (OPK) tona përfshijnë edukimin e vazhdueshëm profesional (EVP) në planet e tyre afatmesme dhe afatgjata, ata u gjenden njejtë të papërgatitur nga ndikimi i COVID-19.

Ndërsa ditët bëhen javë dhe javët bëhen muaj, stafi i IFAC vazhdon të mësojë në lidhje me sfidat me të cilat përballen organizatat anëtare dhe, veçanërisht në rastin e OPK-ve më të vogla, implikimet për qëndrueshmërinë e tyre në të ardhmen. Kjo përfshin OPK-të më të vogla që kanë hasur vështirësi në kalimin nga ofrimi i shërbimeve në person në ofrimin e shërbimeve në mënyrë virtuale. Shumë, nëse jo të gjitha, kanë anuluar programet e tyre të EVP-ve në person.

Kemi parë që organizata të tjera i ofrojnë shërbimet e tyre online në dispozicion të një audience më të gjerë, në disa raste pa pagesë për një periudhë të kufizuar. Sidoqoftë, këto shërbime nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me profesionin e kontabilitetit dhe auditimit. Kjo na bëri të mendojmë për publikimin tonë Mbështetja tek njëri-tjetri — Vendosja dhe Mbajtja e Partneritetit efektiv ne mes të OPK-ve dhe më konkretisht – nëse OPK-të më të mëdha mund të konsiderojnë që OPK-ve më të vogla të ju ofrojnë një përzgjedhje të sesioneve online, në mënyrë që ata të promovojnë këto sesione për anëtarët e tyre në vend të programit të tyre të EVP-ve në person.

Ne u bëmë thirrje organizatave më të mëdha anëtare për ndihmë deri në fund të marsit, dhe - me qëllimin e vërtetë të mbështetjes ndaj njëri-tjetrit - shumë iu përgjigjën thirrjes. Sot, ne kemi më shumë se dhjetë OPK që ofrojnë shërbimet e tyre online për OPK-të në nevojë dhe lista vazhdon të rritet. Këto shërbime përfshijnë një gamë të gjerë të sesioneve të EVP-ve, disa prej të cilave ofrohen në gjuhën Portugeze. Shpresojmë që kurset në frëngjisht do të fillojnë së shpejti.

Në artikullin e saj të janarit të vitit 2020, Ri-imagjinimi i Kontabilistit të së ardhmes -  Thirrja jonë për veprim, Anne-Marie Vitale, kryetare e Panelit Ndërkombëtar të IFAC për Edukimin në Kontabilitetit, u bëri thirrje OPK-ve që të përgatiten për në një epokë digjitale dhe të plotësojnë nevojat e personalizuara të anëtarëve të tyre bazuar në kompetenca dhe jo role. Ajo gjithashtu inkurajoi OPK-të që të përfitojnë nga EdTech. Kjo është bërë edhe më e rëndësishme në mjedisin aktual dhe ka të ngjarë të mbetet si rast në normalitetin tjetër.

Artikulli i Anne-Marie diskutoi gjithashtu se si ndryshimi i modeleve të biznesit dhe evoluimi i nevojave të biznesit po krijojnë mundësi të reja për ata kontabilistë dhe auditorë që janë të gatshëm të zhvillohen. Kompetencat e rëndësishme në të ardhmen të theksuara në janar përfshijnë mendjemprehtësinë e biznesit; kompetencat e shprehive; mendjemprehtësinë digjitale; marrjen në pyetje, sintezën dhe analizën e të dhënave; dhe komunikimin. COVID-19 ka vënë në lëvizje nevojën për këto aftësi nga e ardhmja në të tashmen. Sesionet të cilat organizatat tona anëtare u ofrojnë OPK-ve në nevojë i mbulojnë këto tema dhe shumë më tepër.

Nëse jeni duke hasur probleme për të transformuar EVP-të nga ato në person në online, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Shërbimeve të EVP-ve për PAO-të, sot. Përveç kësaj, mos harroni për burimet tona specifike të COVID, të cilat shkojnë përtej EVP-ve online.

Shpresoj që shërbimet tona online të EVP-ve për iniciativën e OPK-ve të jenë themeli për partneritete më të forta në mes të OPK-ve në normalitetin tjetër.

Nëse jeni një organizatë anëtare e IFAC dhe jeni të interesuar të siguroni qasje të OPK-ve të tjera në sesionet e EVP-ve tuaja online (me pagesë ose pa pagesë), ju lutem kontaktoni AltaPrinsloo@ifac.org.

"OPK-të mbështesin njëra-tjetrën — Maratona e EVP-ve Online Gjatë COVID-19" publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Prill 2020 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Prill 2020, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze "OPK-të mbështesin njëra-tjetrën — Maratona e EVP-ve Online Gjatë COVID-19© 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "OPK-të mbështesin njëra-tjetrën — Maratona e EVP-ve Online Gjatë COVID-19" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: PAOs Counting on Each Other—The Race to Online CPD During COVID-19

Kontaktoni 
Permissions@ifac.org për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"

Image
Alta Prinsloo

Alta Prinsloo is the Chief Executive Officer of the Pan African Federation of Accountants (PAFA).

Ms. Prinsloo joined the International Auditing and Assurance Standards Board in 2002, and served as deputy director before transitioning to IFAC, where she has served in various executive roles, including governance & nominations, strategic planning, risk management, finance, operations & information technology, human resources, and intellectual property. She has also overseen a wide variety of initiatives, including accountancy capacity building, Accountability. Now. – an initiative focused on transparency and accountability in the public sector, the IFAC Member Compliance program, professional accountants in business and in small- and medium-sized practices, and the Knowledge Gateway.

From 1997 through 2002, Ms. Prinsloo worked at the South African Institute of Chartered Accountants, becoming its technical director in 2000. In 1996, she worked at Amalgamated Banks of South Africa where she was responsible for professional development of the internal audit function. Prior to that, she worked in the national technical and training office of PricewaterhouseCoopers.

She is a Professor of Practice in the Department of Commercial Accounting of the University of Johannesburg, serves on the Advisory Board of the School of Accountancy of the University of the Free State, and chairs the Governing Council of the South African Journal of Accounting Research. She also chairs the IPPF Oversight Council of The Global Institute of Internal Auditors and is a member of the Board of the African Society of Association Executives and the ESG Exchange Advisory Committee.