Skip to main content
Available Languages:

Një javë më parë, unë do t'ju thoja që një shprehje si “kohë e jashtëzakonshme” është e tepërt. Unë do t'ju thoja që jam i sigurt se gjërat së shpejti do të kthehen përsëri në normalitet. Por, mendimi im ka ndryshuar.

Së pari dhe më e rëndësishmja, unë dua që ju të jeni të vetdijshëm se IFAC është këtu për të mbështetur organizatat anëtare në të gjithë botën. Ne e kuptojmë që anëtarët tanë po preken ndryshe nga kjo krizë e shëndetit publik dhe IFAC mbetet e hapur për të qenë në shërbim duke ofruar mbështetje dhe këshilla. Disa nga juridiksionet tona anëtare mund të mos jenë ndikuar ende nga COVID-19 siç jemi në SH.B.A., Evropë ose Kinë. Përderisa shpresojmë që këto juridiksione të vazhdojnë të shënojnë vetëm një numër të vogël të rasteve dhe të kenë ndikim më të ulët, disa organizata profesionale të kontabilitetit dhe auditimit (OPK) mund të mos e ndiejnë urgjencën për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'u përgatitur për të punuar në mënyrë virtuale nëse bëhet e nevojshme.

Unë besoj se ky mund të jetë një gabim i kushtueshëm. Ju lutemi mësoni nga përvojat tona dhe planifikoni tani funksionimin tuaj në mënyrë virtuale.

Një javë më parë, i gjithë stafi i IFAC filloi të punojë nga shtëpia. Unë jam shumë mirënjohës që ishim gati të bëjmë një gjë të tillë. Kemi pasur një politikë të felksibilitetit në punë për ca kohë, dhe unë kam punuar nga distanca rregullisht këto vitet e fundit. Rreth një vit më parë ne kemi filluar me përdorimin e Microsoft 365 dhe Zoom për pjesën më të madhe të angazhimeve dhe takimeve tona. Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë dhe nuk është e njejta eksperiencë si takimet fizike, këto mjete digjitale mundësojnë angazhimet në mënyrë virutale dhe produktivitetin. Sigurisht, ajo që dikur ishte diçka e mirë për ta përdorur, tani është e domosdoshme, madje edhe më shumë kur bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare. Të gjithë jemi duke u përshtatur për të punuar nga shtëpia për disa javë, mbase dhe për disa muaj. Është sigurisht sfiduese por në përgjithësi, ne kemi pasur sisteme efektive dhe tranzicion pa probleme.

Ndërsa situata e COVID-19 është përhapur, ne po shohim që shumë prej organizatave tona anëtare të bëjnë ndryshime të ngjashme. Si IFAC, disa janë përgatitur mirë për të pasur personel që punojnë dhe angazhohen në mënyrë virtuale. Organizatat tona anëtare ka të ngjarë të kenë sfida më të mëdha në ofrimin e edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP) dhe provimeve për anëtarët e tyre. Shumë prej tyre janë duke zhvilluar përmirësime të reja në operimet e tyre tashmë virtuale, të cilat do t'i shërbejnë mirë organizatës së tyre, edhe pasi COVID-19 të përfundojë.

Në IFAC, ne kemi përmbledhur burime dhe përvoja nga rrjeti ynë për të ndarë njohuri dhe materiale në uebfaqen tonë. Ne kemi lansuar një faqe të dedikuar për pandeminë COVID-19 për të përmbledhur përmbajtje dhe informacione të rëndësishme që mund të na ndihmojnë të gjithë ne të tejkalojmë nëpër këtë kohë të jashtëzakonshme. Shumë prej organizatave tona anëtare kanë zhvilluar faqe të dedikuara për COVID-19; kjo uebfaqe përmbledhë këto burime së bashku, duke shtuar informacione nga burime të tjera kyçe, si dhe informacione tona.

Ne do të zhvillojmë dhe azhurnojmë këtë faqe gjatë ditëve dhe javëve në vijim, dhe mirëpresim përmbajtje shtesë që besoni se mund të ndihmojnë të tjerët në këtë profesion.

Përsëri, për ato organizata anëtare që nuk kanë arritur akoma të fillojnë punën nga distanca, ju bëj thirrje që të formuloni një plan për ta bërë këtë gjë sa më parë. Kjo mund të fillojë duke dedikuar një numër telefonik ose postë elektornike për të mbështetur shqetësimet e anëtarëve tuaj. Pastaj mund të evoluojë në një faqe të dedikuar në internet, dokument ose postë elektornike. Përfundimisht, do të shndërrohej në një sistem ideal organizativ për të ofruar shërbime për anëtarët në mënyrë virtuale.

Ky nuk është vetëm një grip sezonal dhe nuk besoj se ndonjë vend do të shpëtojë i pandryshuar nga kjo pandemi. Është shumë më mirë të jesh i përgatitur dhe nëse nuk do të jetë nevoja që të përdorësh planin, sesa të jesh i papërgatitur.

"Nëse OPK e juaj nuk është duke punuar ende nga distanca, përdorni këtë kohë kritike për planifikim"  publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Mars 2020 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Mars 2020, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze " Nëse OPK e juaj nuk është duke punuar ende nga distanca, përdorni këtë kohë kritike për planifikim " © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe " Nëse OPK e juaj nuk është duke punuar ende nga distanca, përdorni këtë kohë kritike për planifikim " © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: If Your PAO Isn’t Working Remotely Yet, Use This Critical Time to Plan

Kontaktoni Permissions@ifac.org për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"

Image
Joseph Bryson

Joseph Bryson is IFAC's former director, Quality & Development, where he oversaw the Member Compliance Program’s development and implementation, the member admissions process, and professional accountancy organization capacity building, guidance, and support for both prospective and existing member organizations.

Mr. Bryson started his career with IFAC in 2008 as the Latin America and the Caribbean regions portfolio manager for the Member Compliance Program and was previously employed in Deloitte Argentina.

He has a Master’s of Business Administration from the Universidad del Centro de Estudios Macroeconómicos de Argentina.